Site icon Telegrafi

Roma reagon për akuzat ndaj Zalewskit dhe El Shaarawyt për baste të paligjshme

Roma ka dalë me reagim në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar këto ditë se Nicola Zalweski dhe Stephan El Shaarawy janë të përfshirë në bastvënie të paligjshme.

Klubi italian ka bërë të ditur se ata janë duke mbështetur plotësisht dy lojtarët dhe ato thashetheme kanë dëmtuar imazhin e dy lojtarëve.

“Në përgjigje të thashethemeve të fundit në lidhje me përfshirjen e supozuar të disa prej lojtarëve të klubit në hetimin e basteve të futbollit, AS Roma shpreh mbështetjen e saj të plotë për Nicola Zalewski dhe Stephan El Shaarawy, të cilët i janë nënshtruar spekulimeve për dëmtimin e reputacionit”.

“Klubi ka besim total te Nicola dhe Stephan kur ata pretendojnë se nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje”, thuhet në deklaratën e Romës.

Duket se Roma do të bëjë padi ndaj gazetarit Fabrizio Corona, që raportoi se dy yjet e Giallorossëve po ashtu kanë vënë baste, së bashku me Sandro Tonalin dhe Nicolo Fagioli, me këta dy të fundit që tashmë kanë pranuar fajësinë. /Telegrafi/

Exit mobile version