Telegrafi

Roma – Qarabag: Formacionet e mundshme, rikthehen Perotti e Nainggolan

Roma ka vetëm një qëllim, të fitojë ndaj Qarabagut, kjo pasi tri pikë do ishin qelësi për të vazhduar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Klubi nga Azerbajxhanit, në letër është një kundërshtar i lehtë dhe duke parë rëndësinë e ndeshjes, kështu pritet të ndodh edhe në fushë.

Ky do të jetë provimi i parë i madh i maturës për Eusebio Di Francescon, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Roma (4-3-3): Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; El Shaarawy, Dzeko, Perotti.

Qarabag (4-1-4-1): Sehic; Medvedev, Yunuszada, Rzezniczak, Guerrier; Garayev; Quintana, Almeida, Míchel, Madatov; Ndlovu.

Në Grupin C prin Chelsea (10), Roma (8), Atletico Madridi (6) dhe Qarabag (2). /Telegrafi/