Telegrafi

Roma pritet të takohet me Manchester Unitedin, dëshiron blerjen e Chris Smalling

Chris Smalling. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Chris Smalling është rikthyer në formën e tij më të mirë me tu huazuar te Roma.

Qendërmbrojtësi anglez ka qenë lider në mbrojtjen e verdhekuqëve dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

29-vjeçari iu bashkua Romës pasi nuk kishte hapësira nën urdhrat e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Il Tempo ka raportuar se tani Giallorosët janë të interesuar për të nënshkruar një kontratë afatgjate me mbrojtësit.

Chris Smalling. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachti pritet të udhëtojë drejt Anglisë për të arritur një marrëveshje me Djajtë e Kuq.

Besohet se transferimi i Smalling në kryeqytetin italian do të ndodh për një shumë rreth 15 milionë euro.

Edhe dëshira e lojtarit është që të qëndroj te Roma dhe nuk pritet të ketë ndonjë problem në këtë marrëveshje. /Telegrafi/