Telegrafi

Roma prezanton stadiumin e ri, polemika për tri kullat! (Foto)

Klubi i Romës ka prezantuar projektin e stadiumit të ri, i cili do të ketë 52 mijë vende dhe pritet të përfundojë në vitin 2020.

Projekti përfshin stadiumin dhe zonën rreth tij, ku, ndër të tjera, do të ketë edhe tri kulla të larta.

Një rast i ngjashëm me stadiumin e ri të Shqipërisë, Arena Kombëtare. Edhe në Tiranë do të ketë një kullë, që ndryshe nga ato të Romës, do të jetë pjesë e stadiumit, çka ka ngjallur polemika.

Tri kullat e kompleksit të Romës kanë ngritur pikëpyetje e ngjallur polemika për ekzistencën dhe lartësinë e tyre, ndonëse nuk janë ngjitur me stadiumin.