Gregoire Defrel mund ta përfundojë aventurën e tij te Roma ende pa i mbushur një vit.
Sulmuesi francez ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij me fanellën verdh e kuqe.
Në 10 ndeshjet e zhvilluara francezi nuk ka arritur të shënoj asnjë gol duke dëshpëruar të gjithë.
Roma ka paguar rreth 22 milionë euro për transferimin e tij ndërsa lojtari nuk ka treguar asgjë nga ajo që pritej.
Kësisoj ‘Giallorosët’ e kanë nxjerrë në shitje dhe po presin ofertën e duhur.
Së fundmi nga Spanja bëjnë me dije se Villareal ka ofruar 10 milionë euro për transferimin e Defrelit.
Roma po kërkon së paku 15 milionë euro dhe gjatë ditëve të ardhshme mund të arrihet një marrëveshje mes klubeve.
Besohet se transferimi i francezit në La Liga do të bëhet për një shumë prej 12 milionë euro.
Defrel më parë ka luajtur për skuadra të vogla italiane si Sassuolo, Cesena, Foggia dhe Parma. /Telegrafi/