Roma ka pësuar humbje nga Bologna (1-0) në ndeshjen e xhiros së 15-të në Serie A që u zhvillua në Stadio Renato Dell’Ara.
Mundësinë e parë të mirë e pati Tammy Abraham, pas një harkimi nga Rick Karsdorp, por goditja me kokë shkoi jashtë.
Rezultati u zhbllokua pas 35 minutash lojë kur Nicolas Dominguez dërgoi një pasim drejt këmbëve të Mattias Svanberg, goditja e të cilit nga jashtë zonës u ndal në rrjetë.
Me këtë epërsi minimale të vendasve, skuadrat shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë, Giallorossët u përpoqën t’i barazonin shifrat përmes rasteve të Henrikh Mkhitaryan e Tammy Abraham, por nuk ia dolën.
Kjo ishte humbja e gjashtë e Romës në Serie A, ndërsa ka regjistruar tetë fitore dhe një barazim, ashtu që qëndron në vend të pestë me 25 pikë.
Për Bolognan ishte fitorja e shtatë, ndërsa ka regjistruar edhe tri barazime dhe pesë humbje, dhe ka një pikë më pak se Giallorossët, por qëndron në vend të tetë. /Telegrafi/
What a goal from Mattias Svanberg
He placed that perfectly in the bottom right corner.
Beautiful goal 🔥🔥🔥
— Jerry Mancini (@jmancini8) December 1, 2021