Site icon Telegrafi

Roma pëson humbjen e parë në Ligën e Evropës, mposhtet nga Slavia Praga

Roma ka pësuar humbje si mysafir i Slavia Pragës me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Pjesa e parë në tërësi iu takoi çekëve që rrezikuan dy herë dhe ishin afër golit me Lojmir Chytil dhe Lukas Provod, por që në të dyja rastet nuk kishin fat.

Me të filluar pjesa e dytë, Savia mori avantazhin që e kërkonte me Vaclav Jurecka që shënoi për 1-0.

Çekët siguruan fitoren në minutën e 74-të, kur Lukas Masopust shënoi për 2-0.

Deri në fund Roma tentoi të shënonte që të hapte ndeshjen, por nuk ia doli.

Roma dhe Slavia kanë nga 9 pikë, por që ende iu duhet që të kalojnë tutje në fazën tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version