Me rezultat 2-1, skuadra e Spalit e ka mposhtur Romën para tifozëve në Stadio Paolo Mazza.
Zhvillohej minuta e 22-të e takimit, kur u zhbllokua rezultati me golin e Mohamed Fares. Ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë dhe vendasit shkuan në pushim me epërsi minimale.
Në pjesën e dytë u akordua penallti në favor të Giallorossëve, të cilën e konvertoi në gol Diego Perotti (53′).
Mirëpo, një penallti u akordua edhe në favor të nikoqirëve, ndërsa Andrea Petagna ishte i saktë nga pika e bardhë (60′) për golin e fitores.
Kjo humbje e lë Romën në vend të pestë në tabelë, me tri pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Interi (që të dielën zhvillon debrin lokal ndaj Milanit).
Nga ana tjetër, kjo fitore e ka larguar Spalin më shumë nga zona e rrezikut duke e pozicionuar në vend të 15-të në tabelë.
Në xhiron e ardhshme, Roma zhvillon derbin ndaj Napolit, kurse Spal udhëton te Frosinone. /Telegrafi/
Moments later Roma returns the favor and takes down Andrea Petagna in the box. Spal rewarded a PK and Petagna converts to give Spal a 2-1 lead. #tlnsoccer #SPALRoma #SerieA pic.twitter.com/e6DOKzSsEq
— TLN TV (@TLNTV) March 16, 2019