Site icon Telegrafi

Roma pëson humbje nga CSKA Sofja, por kalon tutje si lider i Grupit A

Roma ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Giallorsoët janë mposhtur nga CSKA Sofja me rezultat 3-1, në një ndeshje ku luajtën shumë lojtarë të rinj.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca i kishte dhënë hapësira disa futbollistëve të rinj pasi ishte ndeshje pa shumë peshë, pasi që Giallorosët më parë e kishin siguruar kalimin si lider të Grupit A.

Rodrigues kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë, para se Tommaso Milanese të barazonte gjithçka për Romën.

Megjithatë ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe u përkujdes për dy golat e radhës për vendasit për t’i siguruar një fitore të madhe ndaj Romës.

Sowe shënoi në minutat 34-të dhe 55-të dy gola të bukur për fitoren e skuadrës bullgare.

Përkundër fitores ndaj Romës, CSKA Sofja e mbyll aventurën evropiane në vendin e fundit të Grupit A me pesë pikë.

Ndërkohë Roma kalon si lider nga Grupi me 13 pikë pas pesë ndeshjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version