Telegrafi

Roma përfundon para kohe marrëveshjen me kompaninë Nike

Roma mund të ketë një prodhues të ri të fanellave nga viti 2021 e tutje pasi njoftuan ‘përfundimin e parakohshëm’ të partneritetit të tyre me Nike.

Nike zëvendësoi Kappa si sponsorizues teknik i Romës nga sezoni 2013-14, me të dy palët që rënë dakord për një marrëveshje 10-vjeçare në atë kohë.

Sidoqoftë, vendimi është marrë që partneriteti i tyre të përfundojë tre vjet më herët, në mënyrë që Giallorossët të mund ‘të eksplorojnë mundësi të reja’.

Është vet zyrtari kryesor operativ i Romës, Francesco Calvo, i cili ka zyrtarizuar lajmin me anë të faqeve zyrtare të klubit.

“Ndërprerja e parakohshme e marrëveshjes tregtare do t’i lejojë Romës të eksplorojë mundësi të reja në pajisje dhe hapësirë ​​licencimi”, ka thënë Calvo.

Ndërkohë, një marrëveshje e veçantë është arritur për gjigantin e veshjeve sportive për të furnizuar veshjet e Romës sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/