Roma mund të ketë një prodhues të ri të fanellave nga viti 2021 e tutje pasi njoftuan ‘përfundimin e parakohshëm’ të partneritetit të tyre me Nike.
Nike zëvendësoi Kappa si sponsorizues teknik i Romës nga sezoni 2013-14, me të dy palët që rënë dakord për një marrëveshje 10-vjeçare në atë kohë.
Sidoqoftë, vendimi është marrë që partneriteti i tyre të përfundojë tre vjet më herët, në mënyrë që Giallorossët të mund ‘të eksplorojnë mundësi të reja’.
Është vet zyrtari kryesor operativ i Romës, Francesco Calvo, i cili ka zyrtarizuar lajmin me anë të faqeve zyrtare të klubit.
#ASRoma and Nike to end technical sponsorship.
More ➡️ https://t.co/Z0YIMbSwUT pic.twitter.com/XXjpMipnWV
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 16, 2020
“Ndërprerja e parakohshme e marrëveshjes tregtare do t’i lejojë Romës të eksplorojë mundësi të reja në pajisje dhe hapësirë licencimi”, ka thënë Calvo.
Ndërkohë, një marrëveshje e veçantë është arritur për gjigantin e veshjeve sportive për të furnizuar veshjet e Romës sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/