Telegrafi

Roma përballë Sociedadit në sfidën kthyese – formacionet startuese

Në Reale Seguros Stadium zhvillohet ndeshja kthyese e 1/8 së finales në Ligën e Evropës ndërmjet Real Sociedadit dhe Romës.

Giallorossët triumfuan me rezultat 2-0 në sfidën e parë në Stadio Olimpico, ashtu që janë në pozitë të mirë për të vazhduar në çerekfinale.

Skuadra spanjolle duhet të fitojë me epërsi prej dy golash që ta dërgojë ndeshjen në vazhdime apo me tre gola epërsi për t’u kualifikuar në fazën tjetër të kësaj gare.

Trajnerët Imanol Alguacil dhe Jose Mourinho do t’i testojnë edhe njëherë taktikat e tyre në këtë takim.


Formacioni startues i Real Sociedadit: Remiro; Gorosabel, Zubeldia, Le Normand, Rico; David Silva, Zubimendi, Mikel Merino, Brais Mendez; Sorloth, Oyarzabal.

Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Wijnaldum, Cristante, Spinazzola; Dybala, Pellegrini; Belotti.


/Telegrafi/