Site icon Telegrafi

Roma për fitore ndaj Spalit, formacionet zyrtare

ROME, ITALY - DECEMBER 01: Lorenzo Pellegrini of AS Roma competes for the ball with Federico Mattiello of Spal during the Serie A match between AS Roma and Spal at Stadio Olimpico on December 1, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në mesjavë ndaj Genoas 2-1.

Skuadra e Eusebio Di Francescos është në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Lazion.

Kësisoj Giallorosët do të tentojnë të marrin një tjetër fitore ku kësaj radhe përballen me Spalin në udhëtim.

Në anën tjetër vendasit po luftojnë për mbijetesë dhe kanë ditur t’i shkaktojnë probleme skuadrave të mëdha në Serie A.

Spal do të kërkojë ta befasojë edhe Romën për t’i ikur sa më shpejtë zonës së ftohtë në kampionat.

Formacionet zyrtare të kësaj sfide tanimë janë publikuar. /Telegrafi/

Formacionet zyrtare:

Spal: Meret, Cionek, Vicari, Felipe, Lazzari, Grassi, Viviani, Kurtic, Mattiello, Paloschi, Antenucci.

Roma: Alisson, Bruno Peres, Manolas, Fazio, Jonathan Silva, Pellegrini, Gonalons, Strootman, El Shaarawy, Nainggolan, Schick

Exit mobile version