Site icon Telegrafi

Roma paguaj ose s’ka Di Francesco

VERONA, ITALY - SEPTEMBER 21: Head Coach of US Sassuolo Eusebio Di Francesco gestures during the Serie A match between AC ChievoVerona and US Sassuolo at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on September 21, 2016 in Verona, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Sassuolo konfirmon se nuk do ta lejojë Eusebio Di Francesco të largohet nëse Roma nuk derdh tre milionë euro në arkat e klubit.

Trajneri është zgjedhur të zëvendësojë Luciano Spalletti, i cili është drejt Inter, por klubi refuzon ta lejojë të largohet pa paguar shumën që ka në klauzolë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar për sa i përket Di Francesco,” shprehet drejtori i përgjithshëm i Sassuolo-s Guivanni Carnevali për Radio Radio.

“Ai ka një situatë të qartë kontraktuale. Ka një klauzolë, të cilën duhet ta sqarojmë me të. Nëse klauzola aktivizohet, atëherë është i lirë të shkojë të punojë diku tjetër. Nëse jo, do të qëndrojë me ne.”

Carnevali është pyetur nëse Roma mund të përfshinte lojtarë si pjesë e marrëveshjes me trajnerin, ku ka mohuar një gjë të tillë.

Exit mobile version