Site icon Telegrafi

Roma nuk mbetet pa legjendën tjetër, De Rossi vazhdon edhe dy vite

Daniele De Rossi do të nënshkruajë një kontratë të re dy vjeçare me Romën.

Sky Sport Italia dhe Tuttomercatoweb shkruajnë se lojtari tashmë është marrë vesh me klubin për këtë marrëveshje.

Kontrata e tij aktuale mbaron me 30 qershor.

De Rossi i mbush 34 vjet këtë qershor dhe të gjithë karrierën e tij e ka zhvilluar në klubin e lindjes.

Është folur se Roma do t’i bëjë ofertë për një vit me mundësi edhe për një vit tjetër, por oferta është dy vjeçare.

Këtë javë edhe Kevin Strootman e vazhdoi kontratën derti në vitin 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version