Site icon Telegrafi

Roma nuk ia del ndaj Genoas, mbetet pas në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve

Roma ka barazuar me Genoan me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 23-të të Serie A.

Ndeshja nisi më mirë për Romën që rrezikoi në minutën e 9-të me Henrikh Mkhitartyan, i cili u rrëzua në zonë, por gjyqtari heshti, duke mos dhënë penallti.

Genoa u kundërpërgjigj pas pesë minutash, kur Caleb Ekuban, krijoi hapësirë në zonë dhe gjuajti, por Rui Patricio ishte ai që bëri pritje të mirë.

Rastin e fundin në pjesën e parë e kishte Genoa, kur Kelvin Yeboah gjuan, por mbi portë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Romën, që rrezikuan të parët në minutën e 55-të, kur Chris Smalling kishte rast të mirë, por goditja e tij me kokë nuk qëlloi cakun.

Në minutën e 66-të, rrezikoi edhe Tammy Abraham, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtja.

Genoa mbeti me 10 lojtarë në minutën e 68-të, kur Leo Ostigard u ndëshkua me karton të kuq.

Roma edhe pse me një lojtarë më shumë nuk arriti të krijojë raste deri në minutën e 90-të.

Por në minutën e parë të kohës shtesë Nicolo Zaniolo shënoi një gol të bukur, por i cili u anulua pasi u shikua në VAR për një goditje dënimi të shkaktuar gjatë aksionit.

Roma nuk arriti të shënojë dhe u desh të pajtohet me barazim, që e lë në pozitën e gjashtë me 38 pikë./Telegrafi/ 

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version