Skuadra nga kryeqyteti italian Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola përballë Chievos në udhëtim 0-0.
Roma e nisi ndeshjen me kujdes të madh dhe loja më shumë zhvillohej në mesin e fushës.
Megjithatë rastin e parë në ndeshje e patën vendasit me Roberto Inglesen por që goditja e tij u prit nga Alisson.
Roma iu kundërpërgjigj vendasve në minutën e 24-të, kur sulmuesi i ardhur këtë verë nga Sampdoria, Patrick Schick rrezikoi por që Sorrentino priti goditjen e tij.
Dy minuta më vonë edhe braziliani Gerson tentoi të kaloj mysafirët në epërsi por pa sukses.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 60-të, kur Maxime Gonalons u fut mirë në zonë tentoi me goditje por që priti Sorrentinio.
Trajneri Eusebio Di Francesco futi në lojë edhe Edin Dzekon, i cili 15 minuta para fundit pati një rast të mirë por dështoi të dërgonte topin në rrjetë.
Ishte minuta e 82-të e ndeshjes kur portieri veteran i vendasve, Stefan Sorrentino bëri një tjetër pritje të pabesueshme.
Patrick Schick kaloi dy lojtarë u fut në zonë dhe Sorrentino me këmbë largoi topin duke shpëtuar portën e tij.
Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko tentoi me kokë edhe në minutën e 87-të, por përsëri në vend ishte portieri vendas.
Kësisoj Roma mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 35 pikë të grumbulluara, pesë më pak se lideri Inter por që ‘Giallorosët’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në ndeshjen e ardhshme, skuadra e Eusebio Di Francescos do të takohet me Cagliarin në ‘Olimpico’, ndërsa Chievo do të luaj me Crotonen e Arlind Ajetit. /Telegrafi/