Telegrafi

Roma nuk gabon, fiton ndaj Qarabagut në LK (Video)

Roma ka fituar ndaj Qarabagut në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-2.

Mysafirët ishin më të mirë dhe kjo ishte fitore e merituar.

Klubi italian e filloi ndeshjen me golin e Konstantinos Manolas në minutën e shtatë.

Në minutën e 15-të shënoi Edin Dzeko pas asistimit nga Stephan El Shaarawy.

Golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Pedro Henrique në minutën e 28-të dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte e qet dhe me pak raste dhe kështu rezultati nuk ndryshoi.

Pas kësaj fitore Roma ngjitet në pozitën e parë me katër pikë, e ndjekur nga Chelsea me tri dhe Atletico Madridi me një pikë. Por, vlen të theksohet se këto dy të fundit kanë një ndeshje më pak.

Qarabag i Ansi Agollit i cili luajti gjithë takimin ndaj klubit romak nuk ka asnjë pikë. /Telegrafi/