Site icon Telegrafi

Roma nuk fiton as në shtëpi, mposhtet nga Empoli 

Roma ka pësuar nga Empoli me rezultat 2-1 në kuadër të javës së dytë të Serie A.  

Empoli e nisi ndeshjen shumë më mirë se Roma, duke krijuar disa raste me Emmanuele Gyasi, Jacopo Fazzini dhe Lorenzo Colombon, por pa sukses. 

Në anën tjetër, Lorenzo Pellegrini kishte rast të mirë, por që as ky nuk gjeti rrjetën. 

Goli për Emoplin erdhi në minutën e 45-të, kur Lorenzo Colombo asistoi te Emmanuel Gyasi që shënoi për 1-0. 

 

Kur pritej që Roma të kthehej në pjesën e dytë, Lorenzo Colombo arriti të shënojë në portën e Mile Svilar për 2-0. 

 

Krejt çfarë bëri Roma në pjesën e dytë ishte një gol i shënuar nga Eldor Shomurodov  në minutën e 81-të për 2-1. 

 

Edhe pse tentuan dhe ishin afër të shënonin të dy skuadrat, ndeshja u mbyll me këtë rezultat.  

Roma është ende pa fitore në dy ndeshjet e para, me vetëm një pikë. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version