Telegrafi

Roma nuk arrin të fitojë në udhëtim te Sassuolo

Roma ishte afër të merrte një fitore të madhe të Sassuolo për në fund ndeshja u mbyll me rezultat 1-1 në takimin e vlefshëm për javën e 14-të në Serie A.

Giallorossët nuk kanë arritur t’i kthehen fitores në kampionat, as pas humbjes në derbi ndaj Lazios.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste nga të dyja skuadrat.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Roma ishte skuadër për një nuancë më e mirë, por nuk arriti të fitojë, pasi të dyja skuadrat shënuan nga një gol.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 80-të me anë të Tammy Abraham, i cili shënoi për 1-0, por Andrea Pinamotin (85’) barazoi shifrat dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.

Pas këtij barazimi, Roma e sheh veten në pozitën e pestë me 26 pikë, ndërsa Sassuolo renditen në vendin e 13-të me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Giallorossët luajnë në shtëpi ndaj Torinos, ndërsa Noreverdi udhëton te Bologna. /Telegrafi/