Telegrafi

Roma nuk arrin të fitojë as ndaj skuadrës që është larguar tashmë nga Serie A

Roma ka barazuar në shtëpi me Vencian me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 37-të të Serie A.

Me të filluar ndeshja, Venecia arriti të shënojë, ku Mattia Aramu asistoi te David Okereke që shënoi për 1-0.

Pas golit Roma kishte dy raste të mira me Lorenzo Pellegrinin, por që italiani nuk ia arriti të shënojë.

Venecia mbeti me dhjetë lojtarë, kur Sofian Kiyine u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 32-të.

Jose Mourinho bëri disa zëvendësime për të tentuar fitoren.

Edhe në pjesën e dytë rastet e Romës ishin më të shumta, kur Bryan Cristante dhe Lorenzo Pellegrini kishin raste, por pa sukses.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 76-të, kur Eldor Shumurodov arriti të shënoj për 1-1.

Roma kishte raste deri në fund, por nuk ia arriti të shënojë.

Ky barazim e mban Romën në vendin e gjashtë me 60 pikë, por Fiorentina dhe Atalanta kanë nga 59 dhe një ndeshje më pak. /Telegrafi/