Roma ka barazuar në udhëtim te Cagliari me rezultat 0-0 në kuadër të ndeshjes hapëse të Serie A.
Pjesa e parë nuk solli asgjë, me asnjë rast të mirë nga asnjëra skuadër.
Roma u ngjall paksa në pjesën e dytë, duke renditur disa raste.
Il primo tempo a Cagliari si chiude sullo 0-0#ASRoma #CagliariRoma pic.twitter.com/hcongd1PAA
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 18, 2024
Lorenzo Pellegrini gjuajti bukur në minutën e 55-të, por Simon Scuffet ishte në vend.
Artem Dovbyk po ashtu tentoi në minutën e 80-të, por as ky nuk kishte sukses.
Pellegrini arriti të shënojë në minutën e 83-të, i cili pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.
Loja më nuk sjelli raste dhe Roma u desh të pajtohet me një pikë në ndeshjen hapëse./ Telegrafi/