Vazhdojnë problemet për Jose Mourinhon në krye të Romës.
Në derbin ndaj Juventusit, trajneri portugez nuk mund të llogarit në shërbimet e Rick Karsdorp e Gianluca Mancini të skualifikuar, tani edhe një futbollist tjetër ka rezultuar pozitivë.
Ka qenë vet klubi italian që ka njoftuar një gjë të tillë, por duke mos zbuluar emrin e lojtarit.
Futbollisti që ka rezultuar pozitivë ka qenë i vaksinuar me dy dozat e vaksinës, por pas dy testeve të bëra ai është izoluar.
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 9, 2022
“Roma njofton se pas kryerjes së tamponëve molekularë, një futbollist, që ka bërë ciklin e vaksinave, ka rezultuar pozitiv me Covid-19″.
“Janë informuar autoritetet shëndetësore dhe lojtari, që gëzon gjendje të mirë ka filluar izolimin”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Sigurisht që emri i lojtarit do të dihet sapo të fillojë ndeshja, pasi besohet se bëhet fjalë për një futbollist të formacionit bazë. /Telegrafi/