Klubi italian, Roma njoftoi sot (e enjte) se do të paraqesë studimin e fizibilitetit në këshillin lokal mbi planet e tyre për të ndërtuar një stadium të ri.
Giallorossët kanë qenë të etur për një stadium të ri për disa vite, por janë përballur me komplikime të ndryshme në fillimin e ndërtimit.
Megjithatë, duket se po ndërmerren hapa pozitivë pasi Roma planifikon t’i paraqes idetë e tyre autoriteteve lokale.
“Pas një sërë takimesh të përbashkëta ndërmjet zyrave të administratës të komunës dhe teknikëve të AS Roma të zhvilluara muajt e fundit, komuna e njeh pozitivisht vullnetin e klubit Giallorossi për t’ia paraqitur në javët e ardhshme një studim fizibiliteti për ndërtimin e një stadiumi në një zonë komunale në rrethin Pietralata”.
“Ekzaminimi fillestar urbanistik i kryer në zonën e identifikuar nga AS Roma nuk evidentoi asnjë pengesë për prezantimin e projektit të lartpërmendur, i cili do të vlerësohet me kujdes nga komuna sipas procesit administrativ që rregullohet nga i ashtuquajturi ligji i stadiumit. neni 1, paragrafi 304, Ligji 147/2013)”.
“AS Roma shpreh kënaqësi të madhe për mjedisin bashkëpunues që karakterizoi takimet me zyrat komunale. Roma Capitale dhe AS Roma ndajnë se stadiumi i ri duhet të përfaqësojë një shtytës për rizhvillimin e qëndrueshëm të zonës Pietralata pa përkeqësim urban dhe, në përgjithësi, për zhvillimin e kryeqytetit”, thuhet në deklaratën e Romës.
A joint statement from the club and Roma Capitale.
#ASRoma
https://t.co/YkrXOK3pSl— AS Roma English (@ASRomaEN) July 7, 2022
Stadio Olimpico u hap në vitin 1953 dhe që atëherë ka qenë shtëpia e Romës dhe Lazios, ndërsa ka kapacitet për pak më shumë se 70 mijë vendesh.
Roma dhe Lazio kanë qenë kampionë të Italisë në dy raste që nga ndërtimi i stadiumit. Giallorossët fituan Scudetton në vitet 1983 dhe 2001, me Lazio që shijoi lavdinë e ligës kombëtare në vitet 1974 dhe 2000.
Vendi është përdorur gjithashtu për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve në katër raste, ku më e fundit ishte fitorja 2-0 e Barcelonës ndaj Manchester Unitedit në vitin 2009.
Olimpico gjithashtu priti finalen e Kupës së Botës 1990, si dhe finalet e Kampionatit Evropian 1968 dhe 1980. /Telegrafi/