Roma ka njoftuar se do të hapë bisedimet me Nicolo Zaniolon rreth kontratës së re për mesfushorin italian.
Sipas “Sport Mediaset”, një takim është planifikuar midis drejtorit sportiv të romakëve, Gianluca Petrachi dhe përfaqësuesit të Zaniolos, Claudio Vigorellit.
Transmetuesi televiziv raporton se klubi dhe lojtari janë të lumtur të vazhdojnë së bashku dhe do t’i ofrohen dy milion euro plus bonuse.
Mesfushori aktualisht po feston ditëlindjen e njëzet duke pushuar në plazhet e Greqisë, por do të fillojë stërvitjet për sezonin e ri së shpejti.
Sipas raportit të “The Daily Mail” thuhet se Tottenham Hotspur ishin të gatshëm të shesin mbrojtësin, Tony Alderweireld te Roma me qëllim të financimit të një marrëveshjeje për Zaniolon.
Ndryshe, italiani ka luajtur 27 raste për verdhekuqtë dhe ka shënuar gola në të gjitha garat. /Telegrafi/