Telegrafi

Roma në kërkim të fitores së dytë evropiane, formacionet zyrtare ndaj CFR Cluj

Roma do të luaj ndeshjen e dytë radhazi në Olimpico dhe të tretën në Ligën e Evropës.

Gjiganti italian është nikoqir i skuadrës rumune CFR Cluj në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Evropës.

Giallorosët pas dy ndeshjeve kanë marrë katër pikë, derisa synojnë maksimumin ndaj Cluj.

Në anën tjetër edhe skuadra rumune ka pikë të njëjta si Roma dhe kërkon të mos mposhtet në Olimpico.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Roma: Lopez, Fazio, Ibanez, Kumbulla, Peres, Spinazzola, Veretout, Cristante, Villar, Mkhitaryan, Mayoral.

CFR Cluj: Balgraden, Susic, Manea, Ciobotariu, Camora, Hoban, Deac, Itu, Djkovic, Rondon, Debeljuh. /Telegrafi/