Sampdoria dhe Roma i kanë ndarët pikë në kuadër të javës së tetë në Serie A.
Ndeshja në mes të dy skuadrave përfundoi pa gola edhe pse pati disa shanse të mira për ta zhbllokuar rezultatin nga të dyja anët.
Pjesa e parë nuk shkoi në favor të Giallorossëve që u detyruan të bënin zëvendësime të detyruara.
Fillimisht Bryan Cristante u detyrua ta lëshojë fushën për Javier Pastoren në minutën e shtatë, për shkak të lëndimit.
Në fund të pjesës së parë, Nikola Kalinic nuk ndihej mirë dhe kishte dhimbje për t’u zëvendësuar nga Edin Dzeko.
Në 45 minutëshin e dytë ishte një lojë me ritëm më të lartë, mirëpo rezultati nuk ndryshoi.
Roma tentoi me sulmuesin boshnjak që të kalonte në epërsi, por Sampdoria ishte shumë e vëmendshme në repartin defanziv.
Ishte minuta e 85-të kur romakët mbetën me një lojtarë më pak në fushë, pasi Justin Kluivert u përjashtua nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë.
Pas javës së tetë, Roma gjendet në vendin e gjashtë me 13 pikë, ndërsa në xhiron e nëntë takohet me Milanin në Olimpico. /Telegrafi/