Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në udhëtim tek Genoa.
Ndeshja filloi qetë nga të dyja skuadrat dhe më shumë zhvillohej në mesin e fushës.
Rastin e parë të mirë në këtë sfidë e pati sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Edhe Alessandro Florenzi i Romës tentoi të shënoj por Mattia Perin i vendasve ishte në vend duke pritur goditjen e italianit.
Rastin më të mirë për vendasit në pjesën e parë e patë mbrojtësi Nicola Spolli por goditja e tij me kokë nuk ishte e saktë.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para në këtë sfidë.
E në pjesën e dytë Roma u fut me më shumë agresivitet në fazën ofensive dhe gjeti golin e epërsisë.
Një harkim fantastik në zonë nga Alessandro Florenzi bëri që Stephan El Shaarawy të shënoj për 0-1 në minutën e 59-të.
Atëherë kur duhej që Roma të mbronte rezultatin, Daniele De Rossi bëri një gjest aspak sportiv.
Ylli italian i Romës goditi kundërshtarin me grusht në fytyrë dhe gjyqtari akordoi penallti duke e ndëshkuar mesfushorin me karton të kuq.
I saktë nga pika e bardhë për vendasit ishte sulmuesi italian Gianluca Lapadula që barazoi rezultatin në 1-1.
Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Edin Dzeko ishte i pafat kur goditi bukur por golin ia mohoi shtylla.
Pas këtij barazimi Roma mbetet në pozitën e katërt me 31 pikë të tubuara,shtatë më pak se Napoli por që ‘Giallorosët’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në ndeshjen e radhës, Roma do të jetë nikoqire e skuadrës së inkuadruar në Serie A, Spal ndërsa Genoa do të udhëtoj drejt Veronas për tu përballur me Hellas Veronën. /Telegrafi/