Roma dhe Cagliari i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së shtatë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1
Mysafirët ishin të parët ata që kaluan në epërsi me anë të Joao Pedro që realizoi nga penalltia në minutën e 26-të.
Cagliari ishte i pafat, pasi Luca Ceppitelli (31’) shënoi auto-gol, duke bërë që shifrat të barazoheshin në 1-1.
Pjesa e parë përfundoi me dy gola të shënuar ndërsa e dyta ishte edhe më dramatike.
Dzeko bëri një asistim perfekt në minutën e 90-të për Nikola Kalinicin që shënoi një gol të bukur, mirëpo ajo u anulua për shkak të faullit të shkaktuar nga kroati.
Pas javës së shtatë, Roma gjendet në vendin e pestë me 12 pikë, ndërsa në xhiron e tetë do të takohet me Sampdorian. /Telegrafi/