Roma ka barazuar pa gola me Bolognan në kuadër të javës së 35-të në Serie A.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit, që rrezikuan nëpërmjet Riccardo Orsolinin, por që goditja e tij u bllokua.
Andrea Belotti rrezikoi për Romën në minutën e 25-të, mirëpo Lukasz Skorupski bëri pritje brilante.
🐺 FORZA ROMA! 🟨🟥#BolognaRoma 0-0 pic.twitter.com/jipHnkIAgx
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 14, 2023
Nicolas Dominguez (33’) lëshoi një mundësi të artë shënimi, kur nuk ia doli të mposhte portierin e Romës nga afërsia.
Edhe Nicola Zalewski ishte i pafat në minutën e 45-të, kur nga gjuajtja e lirë, goditi vetëm shtyllën.
Pjesa e dytë ishte e dominuar nga mysafirët, madje Mady Camara lëshoi një mundësi fantastike për gol në minutën e 62-të.
Ripresa! #BolognaRoma #ForzaBFC #WeAreOne pic.twitter.com/aLzqUQcs4j
— Bologna FC 1909 (@Bolognafc1909) May 14, 2023
Deri në fund, asnjëra nga skuadrat nuk ia dol të shënonte, duke ndarë kështu pikët.
Pas javës së 35-të, Roma gjendet në vendin e gjashtë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e 36-të do të takohet me Cremonesen. /Telegrafi/