Site icon Telegrafi

Roma ndalet në Empoli

Roma ka humbur mundësinë të shënoj edhe fitoren e pestë radhazi në Serie A, pasi nuk mundi të bëj më shumë se një barazim pa gola në udhëtim te Empoli.

Fillimi i pjesës së parë foli në të mirë të Romës, që pati dy raste të mira me Edin Dzekon dhe Mohames Salah, por në të dy rastet portieri vendasi ia mohoi golin.

Edhe vazhdimi i pjesës së parë foli në të mirë të mysafirëve të cilët rrezikonin pa ndërpre, ndërsa Empoli mundohej që me lojë të fortë të mbahej në lojë dhe këtë ia arriti në pjesën e parë të takimi pas skuadrat shkuan në pushim me 0-0.

Antonio Rudiger në aksion pas kthimit nga lëndimi

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, pasi Roma përveç mbajtjes së topin nuk mundi të bënte asgjë më shumë, duke mos rrezikuar asnjëherë portën e portierit Lukasz Skorupski.

Roma u ngjall në fund të ndeshjet, duke provuar me Dzeko, Leandro Paredes, El Shaarawy e Salah, por portieri i tyre në huazim, Skorupski, ia mohoi fitoren me pritjet e tij bravuroze.

Mohamed Salah gjatë një aksioni

Pas këtij barazimi, Roma mbetet në vendin e dytë me 23 pikë, teksa në xhiron e ardhshme pret në shtëpi Bolognan, ndërsa Empoli e sheh vetën në vendin e18-të me shtatë pikë dhe do të udhëtoj në Pescara javën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version