Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballje me CSKA Sofjen në Olimpico 0-0.
Roma e nisi mirë duke shënuar një gol me Chris Smalling në minutën e katërt, por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Pas kësaj mysafirët rrezikuan dy herë me sulmuesin Ali Sowe, por që goditja e tij shkoi jashtë portës.
Giallorosët në përgjithësi e dominuan pjesën e parë duke krijuar disa raste shënimi me Villar, Mayoral e Mkhitaryan, por pa sukses.
Gjithsesi 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.
Në pjesën e dytë trajneri Fonseca inkuadroi në lojë disa nga titullarët si Edin Dzeko, Pedro apo Lorenzo Pellegrnii.
Por përkundër dominimit të Giallorosëve, mysafirët u mbrojtën mirë dhe arritën të dilnin të pamposhtur nga Olimpico.
Kësisoj Roma me pikën e fituar, vazhdon kryesimin në Grupin A me katër pikë.
Triplice fischio.
Anche nel secondo tempo non riusciamo a sbloccare il risultato e la partita termina 0-0.#RomaCSKA #UEL pic.twitter.com/BlwkWSUMLp
— AS Roma (@OfficialASRoma) October 29, 2020
Në anën tjetër për skuadrën bullgare kjo ishte pika e parë në Ligën e Evropës.
Ndeshjen e radhës Roma përsëri do ta luaj në Olimpico, derisa do të jetë nikoqir i CFR Cluj.
Në anën tjetër CSKA Sofia në ndeshjen e tretë të Ligës së Evropës do të jetë mysafir i Young Boys Bern. /Telegrafi/