Roma ka barazuar 2-2 me Spezian në javën e 38-të në Serie A e që ishte e fundit për edicionin 2020/21.
Ishte minuta e gjashtë e takimit kur Daniele Verde shënoi për 1-0 nga një asistim i M’Bala Nzola.
Nuk vonoi shumë dhe vendasit e shënuan edhe golin e dytë me anë të Tommaso Pobega (38’), e Nzola ishte sërish asistuesi.
Si chiude il primo tempo. Siamo sotto 2-0, in gol Verde e Pobega. Necessaria una grande reazione nella ripresa. #SpeziaRoma pic.twitter.com/WLQhZJQYGy
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 23, 2021
Në 45 minutat e dytë, Roma e kishte fjalën kryesore, duke arritur të shënonte dy herë.
Në minutën e 52-të, Stephan El Shaarawy e ngushtoi epërsinë e Spezias në 2-1.
GOOOOOOOOOOOOOOL! MKHITARYAN! MKHITARYAN!
A 5 DALLA FINE!#SpeziaRoma 2-2 @HenrikhMkh #ASRoma pic.twitter.com/yVN0Tu6And
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 23, 2021
Në minutën e 85-të, Henrikh Mkhitaryan shënoi për 2-2 nga një asistim i bukur i Edin Dzekos.
Roma e mbylli këtë edicionin në vendin e shtatë me 62 pikë, duke siguruar kështu kualifikimet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/