Roma dhe Napoli do ta zhvillojnë sot derbin e Italisë.
Dy skuadrat e pjesës së epërme të tabelës do të luajnë për pozitën e dytë që i dërgon direkt në Ligën e Kampionëve.
Në rast fitore të Romës, atëherë Napoli rrezikon seriozisht vendin e dytë, ndërsa Roma do ta bënte një hap gjigant për ta siguruar pjesëmarrjen në ‘Champions’, vitin e ardhshëm.
Formacionet zyrtare:
Roma: Szczesny – Florenzi, Manolas, Rudiger, Digne – Pjanic, Keita, Nainggolan – Salah, Perotti, El Shaarawy.
NAPOLI (4-3-3): Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Higuain, Mertens.