Telegrafi

Roma – Napoli, formacionet e mundshme

Roma dhe Napoli do të përballen në Olimpico në derbin e dytë të xhiros së nëntë në Serie A.

Dy skuadrat e mëdha italiane janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, sidomos Napoli që deri më tani ka tetë fitore në po aq ndeshje.

Roma në këtë takim vije pas dy humbjeve radhazi, një në Serie A nga Juventusi 1-0 dhe një tjetër në Ligën e Konferencës 6-1.

Në anën tjetër Napoli vije pas një serie fantastike prej tetë fitoreve në kampionat dhe një tjetër që e arritën të enjten në Ligën e Evropës 3-0 ndaj Legias.

Sa herë janë përballur këto dy skuadra, spektakli në fushë nuk ka munguar.

Në pesë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, Napoli ka qenë shumë më mirë duke marrë katër fitore, teksa Roma vetëm një.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho pritet të rikthejë në formacion lojtarët kryesorë, teksa lojtarët më të mirë pritet t’i hedhë në fushë edhe Luciano Spalletti.

Formacionet e mundshme:

Roma: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Veretout, Cristante; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Rui; Anguissa, Ruiz; Zielinski; Politano, Osimhen, Insigne. /Telegrafi/