Telegrafi

Roma mposhtet nga Verona – në xhiron e tretë zhvillon derbin

Roma ka pësuar humbje 2-1 në udhëtim te Verona në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Pas vetëm katër minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Ondrej Duda.

Verona nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin me anë të Cyril Ngonge (45+3’).

Giallorossët shpërdoruan shumë raste në 45 minutat e parë, derisa në pjesën e dytë kishin paraqitje më kërkuese.

Houssem Aouar  shënoi në minutën e 56-të, për 2-1 – duke i dhënë më shumë motiv skuadrës së tij për një rezultat, por që nuk ia dolën.

Jose Mourinho shpresoi që me disa ndryshime taktike të largohej nga ky takim me së paku një pikë, mirëpo Verona u mbajt mirë deri në fund.

Pas javës së dytë, Roma ka vetëm një pikë, ndërsa në xhiron e tretë do të zhvillojë derbin me Milanin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore