Roma ka pësuar humbje 2-1 në udhëtim te Verona në kuadër të javës së dytë në Serie A.
Pas vetëm katër minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Ondrej Duda.
Verona nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin me anë të Cyril Ngonge (45+3’).
45’+6 | FINE PRIMO TEMPO#VeronaRoma 2-0#DaiVerona #SerieATIM pic.twitter.com/Qd0tydz9wL
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) August 26, 2023
Giallorossët shpërdoruan shumë raste në 45 minutat e parë, derisa në pjesën e dytë kishin paraqitje më kërkuese.
Houssem Aouar shënoi në minutën e 56-të, për 2-1 – duke i dhënë më shumë motiv skuadrës së tij për një rezultat, por që nuk ia dolën.
AOUAR! LA ACCORCIAMO AL 56'! DAJE ROMA!#VeronaRoma 2-1 pic.twitter.com/gnHWiu5uVS
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 26, 2023
Jose Mourinho shpresoi që me disa ndryshime taktike të largohej nga ky takim me së paku një pikë, mirëpo Verona u mbajt mirë deri në fund.
Pas javës së dytë, Roma ka vetëm një pikë, ndërsa në xhiron e tretë do të zhvillojë derbin me Milanin. /Telegrafi/