Telegrafi

Roma mposht Parman dhe kalon në çerekfinale

Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Parmas në “Artemio Franchi” me rezultat 2-0 në kuadër të Kupës së Italisë.

Romakët iu kanë falur formës shumë të mirë të Lorenzo Pellegrinit që arriti të shënojë dy herë.

Pjesa e parë ishte e qetë, duke mos pasur shumë raste.

Por në të dytën Roma mori frenat e ndeshjes në dorë dhe që në minutën e 49-të kaluan në epërsi.

Lorenzo Pellegrini arriti të shënojë pas një asistimi të Nikola Kalinic (1-0).

Në minutën e 74-të, Antonino Barilla luajti me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti.

Pellegrini shënoi nga pika e bardhë për 2-0.

Më nuk kishte gola dhe Roma kaloi në çerekfinale ku do të takohet me Juventusin. /Telegrafi/