Site icon Telegrafi

Roma mposht me lehtësi SPAL-in, kthehet në pozitën e pestë

Roma ka arritur të marr një fitore të pritshme ndaj SPAL-it, ku në fund rezultati ishte 6-1.

Romakët e nisën mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 10-të me Nikola Kalinic.

SPAL barazoi me sulmuesin Cerri në minutën 24-të.

Por Roma shkoi në pushim me epërsi, pasi në fundin e pjesës së parë shënoi Carles Perez për 2-1.

Në pjesën e dytë Roma shënoi edhe katër herë tjera.

Kolarov shënoi për 3-1, ndërsa dy gola e radhës u shënuan nga mbrojtësi Bruno Peres.

Krejt në fund shënoi edhe Nicolo Zaniolo për 6-1.

https://www.youtube.com/watch?v=nSdlvKIgCXY

Roma me këtë fitore shkon në koutën e 61 pikëve dhe mban vendin e pestë. /Telegrafi/

Exit mobile version