Site icon Telegrafi

Roma mposht Empolin dhe vazhdon ecurinë fantastike të rezultateve

Roma ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Empolit në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit italian.

Golin e fitores Roma e shënoi qysh në minutën e parë përmes Matias Soule, i cili realizoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit nga Anass Salah-Edine.

Mysafirët patën mundësinë të dyfishojnë rezultatin në minutën e 37-të, por gjuajtja e fuqishme e Eldor Shomurodov u ndal nga traversa.

‘Giallorossët’ nuk u ndalën së tentuari për ta gjetur golin e dytë dhe patën një tjetër rast serioz në minutën e 40-të.

Ishte reprezentuesi francez Manu Kone ai i cili shpërdoroi një rast të artë shënimi, duke goditur shtyllën e djathtë të portës.

Në pjesën e dytë nuk pati raste shënimi për asnjërën prej skuadrave dhe kështu Roma e menaxhoi mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë, duke marrë fitoren e radhës.

Pas këtij triumfi, Roma shkon në kuotën e 46 pikëve dhe ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë duke lënë pas vetes Fiorentinan e cila u mposht në udhëtim nga Napoli./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version