Site icon Telegrafi

Roma mes shitjes së Salahut dhe Nainggolanit

Nëse Roma nuk arrin ta shes Mohamed Salah e Liverpooli, atëherë do të jetë  Radja Nainggolan ai që do të sakrifikohet dhe do të largohet drejt Manchester Unitedit.

Giallorossët kanë probleme financiare dhe iu duhet një shitje prej 30 milionë euro që t’i balancojnë gjërat dhe për këtë kanë fituar kohë deri më 30 qershor.

Dukej që zgjidhja më e mirë do të ishte shtija e Salah te Liverpool, por tashmë negociatat kanë ngecur.

Liverpool nuk dëshiron të shkojë më lartë se oferta e tyre e fundit që është 32 milionë euro.

Sipas Mediaset Premium, nëse kjo nuk ndodh atëherë i hapët dera skenarit që Nainggolan te shitet drejt Manchester Unitedit.

‘Ninja’ kërkohet edhe nga Chelsea dhe Arsenal, por sezonin e fundit të dy skuadrat ishin refuzuar. /Telegrafi/

Exit mobile version