Telegrafi

Roma merr pikët e plota në udhëtim te Sampdoria

Roma ka fituar 1-0 ndaj Sampdorias në kuadër të javës së dhjetë në Serie A.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me anë të Lorenzo Pellegrinit, që realizoi nga penalltia.

Ky ishte goli i vetëm në 45 minutat e parë, derisa në të dytët u shpërdoruan shumë raste.

Në minutën e 56-të, Andrea Belotti pati një mundësi të artë të shënonte, por Emil Audero ia mohoi me një super pritje.

Rast ideal pati edhe Nicolo Zaniolo (71’), mirëpo në nivel e lartë të detyrës ishte Audero.

Mysafirët ia dolën të mbanin këtë epërsi, për të fituar tri pikë mjaftë të rëndësishme.

Pas javës së dhjetë, Roma gjendet në vendin e katërt me 22 pikë, ndërsa në xhiron e 11-të e pret Napolin. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore