Site icon Telegrafi

Roma merr fitoren e parë në Ligën e Evropës

Roma ka fituar 1-0 përballë Dinamo Kievit në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Evropës.

Arte Dovbyk ishte golashënuesi i vetëm i ndeshjes, kur realizoi në minutën e 23-të nga penalltia.

Dinamo Kiev mendoi se kishte barazuar përmes Nazar Voloshyn në minutën e 43-të, por që goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Lorenzo Pellegrini (73’) lëshoi një mundësi të artë shënimi, me goditje e tij që shkoi jashtë.

Përkundër presionit në minutat e fundit nga skuadra ukrainase, Roma ia doli të ruante epërsinë minimale.

Roma ka katër pikë nga tri ndeshje të luajtura, ndërsa në rrethin e katërt takohet me Royale Union SG. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version