Roma ka shënuar fitore ndaj Sassuolos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 29-të të Serie A.
Pjesa e parë solli vetëm nga një rast për të dyja skuadrat, me Matheus Henriquen që rrezikoi për Sassuolon dhe Romelu Lukakun për Romën, por pa sukses.
Me të filluar pjesa e dytë, Lorenzo Pellegrini shënoi gol të bukur me një goditje nga distanca për 1-0.
🚨🇮🇹 GOAL | AS Roma 1-0 Sassuolo | Pellegrini
WHAT A GOAL FROM PELLEGRINI!https://t.co/VBdOyElnB4
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 17, 2024
Roma ka mundur të shënojë edhe golin e dytë me Tommaso Baldanzin, por në të dyja rastet nuk arriti të shënojë.
🟨 FULL-TIME 🟥
Job done at the Olimpico! ☑️ #ASRoma | #RomaSassuolo pic.twitter.com/JVm339tNZs
— AS Roma English (@ASRomaEN) March 17, 2024
Roma me këtë fitore mban vendin e pestë me 51 pikë dhe vazhdon luftën për një vend në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/