Roma ka triumfuar 3-0 përballë Bragas në kuadër të rrethit të gjashtë në Ligën e Evropës.
Pas vetëm 11 minutash lojë, Lorenzo Pellegrini realizoi për 1-0 me një asistim të Nicola Zalewskit.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol, derisa në të dytën kishte më shuam dramë.
Saud Abdulhamid dyfishoi epërsinë për Romën, kur u asistua nga Kone në minutën e 47-të.
Braga mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Matheu (68’) u ndëshkua me karton të kuq.
Mario Hermoso e vulosi fitoren e Romës kur shënoi për 3-0 në minutën e 90+2-të.
Me këtë fitore, Roma është në vendin e 14-të me nëntë pikë, ndërsa në rrethin e shtatë do të takohet me Az Alkmaar. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore