Telegrafi

Roma merr fitore bindëse në udhëtim te Frosinone

Roma ka triumfuar 3-0 në udhëtim te Frosinone në kuadër të javës së 25-të në Serie A.

Pas 38 minutash lojë, Giallorossët kaluan në epërsi me super golin e Dean Huijsen në minutën e 38-të, që u asistua nga Gianluca Mancini.

Me kaq edh3e përfundoi pjesa e parë, derisa edhe e dyta u dominua nga mysafirët.

Për të dyfishuar epërsinë e Romës u përkujdes Sardar Azmoun, që realizoi në minutën e 71-të.

Pas dhjetë minutash, Leandro Paredes realizoi nga penalltia më 3-0.

Pas javës së 25-të, Roma gjendet në vendin e gjashtë me 41 pikë, ndërsa në xhiron e 26-të do ketë punë me Torinon. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore