Telegrafi

Roma merr dritën e gjelbër për ndërtimin e stadiumit modern (Foto)

Roma e ka marrë dritën e gjelbër për fillimin e punëve në ndërtimin e një stadiumit të ri. 

Sipas Il Tempo, marrëveshja mes klubit dhe komunës është arritur.

Në takimin me Virginia Raggi, që është kryetare e qytetit të Romës, është arritur kjo marrëveshje.

Stadiumi do të quhet ‘Stadio della Roma’ dhe pritet që të hapët për shikuesit në vitin 2021.

Projekti ishte lënë në harresë nga këshilli, pasi propozimi i parë i klubit kishte dështuar.

Vetëm këtë javë, presidenti i Romës, James Pallotta, kishte kërcënuar me tërheqje nga klubi.

Në ndihmë të Pallotas i kishte dalë edhe kreu i UEFA-s, Aleksandar Ceferin. /Telegrafi/