Lirim Kastrati pritet të largohet nga Roma gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Mbrojtësi nga Kosova ka qenë pjesë e juniorëve të Romës apo siç njihet ndryshe në Itali si Primavera.
Deri më tani mbrojtësi ynë nuk ka arritur të ketë mundësi të debutojë me skuadrën e parë.
19-vjeçari që luan në rolin e mbrojtësit të qendrës dhe në krahun e djathtë ka zhvilluar 24 ndeshje me ekipin e të rinjve të Romës.
Por tani sipas medieve italiane, është skuadra e Bolognës që ka shprehur interesim për të.
Skuadra e njohur nga Serie A ka blerë nga Roma portierin Skouropski dhe po kërkon edhe Kastratin.
Bologna ka kërkuar huazimin me të drejtë të blerjes të Kastratit.
Roma pritet të marrë së shpejti një vendim për huazimin e lojtarit dhe të vendosë se në cilën skuadër ta huazojë atë pasi për reprezentuesin tonë interesim kanë shprehur edhe skuadrat nga Serie B. /Telegrafi/