Telegrafi

Roma luan vetëm për fitore ndaj Empolit, formacionet zyrtare

Roma dhe Empoli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Empolit në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpico me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i Jose Mourinhos vjen në këtë takim pas humbjes nga Napoli dhe synon t’i kthehet fitores për t’u ngjitur në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët janë në formë të mirë pa humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe duan ta vazhdojnë këtë formë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Roma: Rui Patricio; Mancini, Llorente, Ibanez; Celik, Cristante, Matic, Zalewski; Pellegrini, Solbakken; Abraham

Empoli: Vicario; Ebuehi, Walukiewicz, Luperto, Parisi; Akpa Akpro, Marin, Bandinelli; Baldanzi; Piccolo, Vignato

/Telegrafi/