Telegrafi

Roma luan për top katërshe, Verona për mbijetesë – formacionet zyrtare

Në Stadio Olimpico zhvillohet ndeshja e javës së 23-të në Serie A ndërmjet Romës dhe Hellas Veronas.

Giallorossët mbajnë vendin e pestë në renditjen tabelare, me një pikë më pak se rivali lokal, Lazio, që okupon pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Verona ështrë në zonën e rrezikut për të rënë nga liga dhe synon daljen nga kjo pjesë e tabelës.

Trajnerët Jose Mourinho dhe Marco Zaffaroni i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Bove, Spinazzola; Solbakken, El Shaarawy; Abraham.

Formacioni startues i Hellas Veronas: Montipo; Coppola, Hien, Magnani; Depaoli, Duda, Tameze, Doig; Lazovic; Ngonge, Gaich.


/Telegrafi/